Zbulohet arsyeja pse nuk u bë ceremonia e lamtumirës së Canës gjatë ndeshjes me Maqedoninë

Lorik Cana ka deklaruar se është tërhequr nga kombëtarja shqiptare, teksa shumë prisnin që atij t’i organizohej ceremonia e lamtumirës ditën e ndeshjes kundër Maqedonisë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur në këtë sfidë, teksa kapiteni legjendar i kuqezinjve e ndoqi takimin nga tribuna qendrore e stadiumit.

Por, duke qenë se Cana ka shqetësime shëndetësore dhe këtë sezon ai nuk ka zgjedhur skuadër për të luajtur, duket se kanë shtyrë atë që të mos pranojë ceremoninë këtë herë. Sipas burimeve të “newsport.al”, qendërmbrojtësi kuqezi pritet që lamtumirën me ceremoni zyrtare ta japë në një nga sfidat që Shqipëria do të luajë kundër Italisë ose Spanjës. Ende nuk është përcaktuar data, por dihet që në një nga këto ndeshje ai do të dalë në fushë për të përshëndetur tifozët kuqezi që e kanë mbështetur prej vitesh./Newsport/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT