Zbulohen fotot e projektit të “Loro Boricit”

Zbulohen fotot e projektit të Loro Boricit të ri, që do të jetë stadiumi më modern në Shqipëri dhe me parametra europiane. Një ndërthyrje e së shkuarës me të ardhmen, për një impiant funksional, me një kapacitet pej 17 mijë vendesh. Fotot e projektuesit australian Peter Wilson  janë zbuluar nga Lazzio Press, e cila kujton se impianti i rinovuar i Shkodrës mund të përurohet për ndeshjen e kthimit mes Serbinë, e programuar për t’u zhvilluar më 8 tetor të 2015-ës. Punimet pritet në nisin shumë shpejt, me shpresën që do të përfundojnë brenda afatit, edhe pse duket e vështirë që Loro Borici i Ri, të jetë gati për sfidën e zjarrtë me Serbinë.
Për rikontruksionin e “Loro Boriçi” parashikohet të shpenzohen rreth 15 milionë euro, një shifër kjo shumë e lartë se ajo që u zhpenzua për “Elbasan Arenën”.
Stadiumi i Shkodrës hapi dyert në 1953, ndërsa me kalimin e viteve pësoi disa ndryshime. Në këtë arenë futbolli janë zhvilluar disa ndeshje të Kombëtares zyrtare dhe miqësore, ku vecohet fitorja 3-1 me Rusinë në eliminatoret e Euro 2004.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT