Zbulim i ri: Ja se çka i bën ndotja e ajrit trurit tuaj

Sipas një studimi të ri ajri i ndotur mund të shkaktojë rënie në vëllimin e trurit dhe të risë rrezikun për dëmtimin e tij.

Studimi ka zgjatur 10 vite dhe janë përfshirë 940 persona të moshës 60 vjeç të cilët kanë jetuar në zonat me më pak ndotje të ajrit. MRI është përdorur për të përcaktuar ekspozimin e gjatë të grimcave të ndotura të ajrit në strukturën e trurit. Bëhet fjalë për grimcat në ajër që vijnë nga gazrat e nxjerrura, nga djegia e drunjëve dhe qymyrit si dhe burimeve tjera.

Rezultatet ishin mahnitëse. Ata që jetonin në zonat e ndotura gjatë 10 viteve mbikqyrje është vërejtur rrënie e vëllimit të trurit për 0.3% në çdo 2 miligramnë metër kub të grimcave të ndotura (ug/m3) dhe 46% rrezik për shfaqjen e e një sulmi të heshtur në tru.

Studiuesit gjithashtu thonë se ky reduktim i vëllimit të trurit është e krahasueshme me 1 vit plakje të trurit dhe se ekspozimet afatgjate mund të shkaktojnë probleme neurologjike, para së gjithash, çmenduri, sulm në tru dhe çrregullime depresive.

Ndryshe Në vitin 2010 rreth 230.000 njerëz kanë vdekur nga kanceri në mushkëri i shkaktuar nga ndotja e ajrit, bëri të ditur në tetor Organizata Botërore e Shëndetësisë. Më shumë se gjysma e të vdekurve kanë qenë nga Kina dhe vende tjera nga Azija lindore.

Ndotja e ajrit po përkeqësohet në disa vende të botës, veçanërisht në vendet e industrializuara, bën të ditur OBSH. OBSH bëri të ditur se e ka përfshirë në listën e saj ndotjen e jashtme të ajrit të kancerogjeneve të njohura botërore, me shpresë se ndoshta do të ndikojë në qeveritë e këtyre vendeve të marin masa në lidhje me këtë. Ndotja e ajrit është kancerogjeni më i rrezikshëm në botë se sa konsumimi pasiv i duhanit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT