Zbogar mirëpret kthimin e Listës Srpska

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka mirëpritur kthimin e përfaqësuesve të Listës Srpska në institucionet e Kosovës.
Përmes një komunikate për media, Zbogar citohet të ketë thënë se pjesëmarrja e plotë në jetën publike dhe institucionale, për përfaqësuesit e serbëve të Kosovës është mënyra më efikase që të punojnë në interes të komunitetit që ata përfaqësojnë.
Zbogar gjithashtu ka thënë se ata duhet “të jenë pjesë aktive e proceseve politike në Kosovë, duke ndarë përgjegjësitë në ballafaqimin me sfidat e përbashkëta”.
“Ky hap është shumë inkurajues për të ardhmen e komunitetit serb në Kosovë dhe gjithashtu edhe për Kosovën si tërësi”, citohet të ketë thënë ai.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT