Zbardhet ngjarja tragjike, si vëllai vrau me plumb në gjoks vëllain 12-vjeç

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike në Mirditë ku vëllai vrau vëllain e mitur në mal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mal në në fshatin Petoq në Fan të Mirditës ku një fëmijë mbeti i vrarë me plumb në gjoks nga vëllai I tij vetëm 15-vjeç.

Dy vëllezërit kishin shkuar për të ruajtur bagëtinë në mal dhe ndërkohë që po luanin me armë E.T. 15 vjeç, nga pakujdesia ka bërë shkrehje të pavullnetshme të armës duke lënë të vdekur vëllain e tij të vogël, D.T., 12 vjeç.

Ka qenë një plumb në gjoks që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme të riut 12- vjeçar.

Policia ka bërë shoqërimin e babait të dy të miturve, si dhe vetë 15-vjeçarit lidhur me sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.11.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan, Mirditë, dyshohet se 2 vëllezër të mitur, konkretisht shtetasit E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal.

Dyshohet se, duke luajtur me një armë zjarri automatik, shtetasi E.T. nga pakujdesia ka vrarë vëllain e tij, shtetasin D.T. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjekoligjore.

Arma e zjarrit automatik, si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, bëhet e ditur nga Policia. /albeu.com/