Zbardhet letra e firmosur nga Cana

 

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, ka firmo sur një letër për të zyrtarizuar faktin që nuk kishin ndër mend të zbrisnin sërish në fushën e lojës kundër Serbisë. Pas asaj që ka ndodhur, është dashur që lideri i kuqezinjve të nënshkruante një dokument në lidhje me gjendjen fizike dhe psikologjike të lojtarëve të skuadrës së tij.

Cana ka përshkruar gjithashtu edhe kushtet në të cilat ishin të dyja skuadrat. Mbrojtësi kuqezi ka evidentuar faktin që lojtarët kanë qenë të paaftë fizikisht dhe psikologjikisht për t’u rikthyer në fushën e lojës, pas asaj që ndodhi në minutën e 40-të, ku pati përleshje fizike me tifozët që invaduan fushën. Pasi bëri deklaratën në prani të arbitrit, delegatit dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, Cana shtoi edhe një fjali me shkrim dore.

Pikërisht pjesën “Dëmtimet fizike të shumë prej futbollistëve të mi nuk na lejojnë që të vazhdojmë lojën. Madje, u sulmuam edhe nga forcat e sigurisë në stadium”, e cila nuk ishte në pjesën e fillimit. Qëndrimi i përfaqësueses së Shqipërisë që në momentin kur ekipet u rikthyen në dhomat e zhveshjes ka qenë konstant, duke mos pranuar që të kthehen për të vazhduar lojën. Por, ajo që është konfirmuar më pas edhe nga gjyqi për këtë çështje, ka të bëjë me faktin se arbitri për asnjë moment nuk ka urdhëruar që ndeshja të fillojë. Ndërkohë, është theksuar nga të gjithë zyrtarët që sjellja e dy kapitenëve të skuadrës, atij shqiptar dhe serbit Branislav Ivanoviç ka qenë më se korrekte dhe se kanë ndihmuar mjaftueshëm për të ruajtur një atmosferë pozitive, pavarësisht situatës kaotike.

“Unë, Lorik Cana, kapiten i Kombëtares së
Shqipërisë deklaroj se skuadra ime, pas
asaj që ndodhi në minutën e 40-të të pjesës
së parë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, datë
14 tetor 2014, është fizikisht dhe psikologjikisht
e pamundur që të rifillojë ndeshjen. Nuk
ndihemi më as të sigurt. Ua kam thënë këtë
gjë arbitrit dhe delegatit, në prezencë të presidentit
tim, zotit Duka. Dëmtimet fizike të
shumë prej futbollistëve të mi nuk na lejojnë
që të vazhdojmë lojën. Madje, u sulmuam edhe
nga forcat e sigurisë në stadium”./Panorama-sport/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT