Zaev nxit përçarjen e votës shqiptare

Në intervistën e dhënë për televizionin 24vesti, kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM ka komentuar marrëdhëniet me partitë politike shqiptare.

Zaev tha që do të bisedojë vetëm me ato përfaqësues të partive politike shqiptare që nuk janë të “inkriminuar” ndërsa nxiti edhe formimin e partive të reja politike që po risjell kujtime të ish sistemit Millosheviqian i cili prodhoi “shqiptar në inkubatorët sllav” që ishin të përshtatshëm për sistemin.

“Duhet të hapim edhe shumë parti të tjera të vogla që të piqen, kjo është demokratizim.” tha Zaevi duke komentuar pyetjen rreth bashkëpunimit me BDInë dhe PDSHnë, transmeton zhurnal.mk

Ky process me sa duket ka filluar me paralajmërime për formimin e shumë partive të reja politike shqiptare që në fakt do ta përçajnë votën e votuesve shqiptar si asnjëherë më parë në sistemin pluralist në Maqedoni.

Në vitin 2011, përçarja e votës në partitë DR dhe RDK kontribuoi në humbjen e 4 deputetëve shqiptar që rezultoi me marrjen e vetëm 25 mandateve shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë, ndryshe nga viti 2008 kur shqiptarët kishin gjithësej 29 deputet.

Sot paralajmërohet edhe pjesëmarrja e Lëvizjës për reforma në PDSH, RDK, PPD, partisë së re të paralajmëruar nga Shpëtim Pollozhani, Besa, DR dhe të tjera që mund të shkaktojnë pasoja katastrofale për fuqinë shqiptare në Parlament.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT