YouTube tani edhe në shqip

Google do që të tërheqë sa më shumë përdorues të YouTube-it, prandaj ka shtuar mbështetjen për 15 gjuhë të reja. Sipas kompanisë, YouTube tani mbështet edhe 15 gjuhë të tjera, duke e çuar numrin në total të gjuhëve në 76. Tani, sipas Youtube, janë të përfshira gjuhët kombëtare të 95% përdoruesve të internetit.
15 gjuhët e reja të shtuara në YouTube janë: gjuha azerbajxhane, armene, gjeorgjiane, kazah, Khmer, kirgiz, maqedonishtja, gjuha mongole, Myanmar, Nepali, Punjabi, Sinhala, shqipja dhe Uzbek. Këto 15 gjuhë janë shtuar vetëm për versionin e uebsajtit të YouTube-it.
Javën e kaluar, Google zbuloi se do të ofrojë shërbimin me pagesë, që i lejon përdoruesit të shohin video pa u shfaqur asnjë reklamë. Abonentët duhet të paguajnë 10 dollarë në muaj që të shohin video pa reklama. /krokodili.al/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT