Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, duket se nuk ka talent vetëm në sportet luftarake.

Ai zhvilloi një ndeshje futbolli në Dubai së bashku me legjendën, Clarence Seedorf, transmeton Indeksonline.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Khabibi shihet duke dhuruar spektakël.

Ylli i UFC-së ka një shpejtësi mahnitëse. Në Twitter po ashtu po qarkullon edhe një gol fantastik që e shënon Khabibi nga një distancë e largët.

Ikona e UFC-së është i pamposhtur në kafaz. Ai ka 29 fitore dhe 0 humbje./Indeksonline/