Ylli i skuadrës ia “kthen shpinën” Drenicës, nis stërvitjet me klubin nga Shqipëria

Denisson Silva është një prej futbollistëve më cilësorë që aktivizohet në futbollin e Kosovës.

Mesfushori nga Brazili luan te Drenica dhe ka qenë ndër futbollistët më të mirë në vitin që lamë pas, shkruan FrontOnline.

Futbollisti me tipare ofanzive ishte në formë të mirë këtë edicion duke shënuar edhe disa gola spektakolar.

Megjithatë, duket se ai tashmë ka vendosur të largohet nga futbolli i Kosovës.

FrontOnline nga burime brenda klubit nga Skënderaj mëson se Denisson është larguar drejt Shqipërisë, ku po stërvitet me Dinamon e ish-trajnerit të Ballkanit, Bledi Shkëmbi.

Megjithatë, gazeta merr vesh se futbollisti dhe Drenica nuk kanë shkëputur kontratën dhe se kjo “mund të ketë pasoja”.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Denisson ka edhe gjashtë muaj kontratë me klubin elitar kosovar.

Përpos Drenicës, Denisson është aktivizuar edhe te Braga B dhe Itabaiana./FrontOnline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT