Lojtari i parë që ka marrë trajtim në spital pas përplasjes së aeroplanit ku gjendeshin lojtarët e skuadrës braziliane Chapecoens, është qendërmbrojtësi Alan Ruschel
27 vjeçari faktikisht është i huazuar te kjo skuadër nga Internacional, transmeton Sportali.
Sipas raporteve, Ruschel arriti në spital me vetëdije dhe i aftë për të folur. Thuhet se ai kishte pësuar disa thyerje të eshtrave, gjithashtu kishte pësuar edhe traumë.
Sipas mediumeve lokale, kur Ruschel arriti në spital ai pati vetëm një mendim në kokë: familjen e tij.
Futbollisti kërkoi nga dikush që të kujdeset për unazën e martesës, derisa pyetjet e tij nuk kishin të bënin vetëm për shëndetin e tij, por edhe për familjen.
Bashkëshortja e tij, Alissen Ruschel ka reaguar në rrjete sociale pas përplasjes së aeroplanit, duke i’u falenderuar Zotit që bashkëshorti i saj ishte gjallë. /Sportali.net
- Advertisement -