Skenderaj, ylli i Barcelonës, drenicaku Labinot Kabashi u prit në takim nga Fadil Nura

Supertalenti i futbollit drenicaku Labinot Kabashi që aktualisht luan për klubin më të famshëm të futbollit në botë FC Barcelona sot u prit në qytetin  e tij nga Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura. Nikoqir i këtij takimi ishte Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura, ku shprehu kënaqësinë për sukseset e arritura në futboll  të Labinot Kabashit. Gjatë takimit z. Nura e përgëzoi Kabashin për talentin dhe suksesin e arritur në një klub të madh evropian siç është Barcelona.
Labinot Kabashi është futbollist i FC Barcelona, ku luan për U15. Ky supertalent i futbollit është vetëm 15 vjeçar, por me talentin e tij po mahnit klubin katalan. Labinot Kabashi është nga  fshati Polac i Skebderajt, i cili tashmë është bërë  emër i njohur për talentin e tij në Akademinë e futbollit katalan./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT