Ylli 18-vjeçar shkon tek Barcelona, një shqiptar bën të mundur transferimin

Një shqiptar është shndërruar në kryefjalën e mediave sportive. Agron Krasniqi ka bërë të mundur afrimin e yllit 18-vjeçar tek skuadra e Barcelonës.

Yusuf Demir do të veshë sezonin e ardhshëm fanellën katalanase dhe kjo fal edhe tratativave të Krasniqit dhe Shkumbin Qormemeti.

Kontrata tashmë është firmosur nga Presidenti i skuadrës dhe në prani të dy shqiptarëve. Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar këtë lajm, ku veç talentit të 18-vjeçarit, kanë vënë në dukje edhe arritjen e marrëveshjes, fal edhe shqiptarëve.

Duket se ky transferim që pritet të sjellë ndryshime tek skuadra e Barcelonës, ka pak aromë Shqipërie brenda.