Yahoo do të mbaj edhe një konferencë të zhvilluesve

Yahoo zhvilloi Konferencën e Zhvilluesve për pajisjet mobile në fillim të këtij viti në San Francisko. Kompania ka vendosur që ta zhvillojë këtë konferencë edhe në Indi në fund të këtij muaji. Konferenca do të zhvillohet në Nju Delhi më 24 qershor dhe në Bangalore më 26 qershor.

Gjatë kësaj konference kompania do të ofrojë udhëzime se si të përdoren sa më mirë veçori të tilla si Flurry dhe BrightRoll. Kompania do t’u japë mundësi gjithashtu zhvilluesve të shohin paketën e re të shërbimeve. Kjo paketë është një ndërthurje e analitikes, Flurry, aplikacioni Yahoo Publishing, Yahoo Search tek aplikacionet dhe aplikacioni Yahoo Marketing. Paketa do të ndihmojë zhvilluesit të krijojnë bizneset e tyre të aplikacioneve dhe të përfitojnë të ardhura prej tyre.

Yahoo bleu vitin e kaluar firmën e hulumtimit të tregut të pajisjeve mobile, Flurry, për 200 milionë dollarë. Flurry shërben si një set mjetesh për zhvilluesit, ku përfshihen mënyrat për të ndihmuar zhvilluesit të konvertojnë në monedha aplikacionet duke përdorur kërkimet e aplikacioneve në Yahoo.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT