Në transitin e Lubjanës sot ka ndodhur një aksident i tmerrshëm në të cilin një kamion ka rënë nga 20 metra lartësi. Vozitësi ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur kur vozitësi i veturës “Opel Corsa” e humbi kontrollin dhe u ndesh me rimorkion e një kamioni. Nga forca e goditjes kamioni u përmbysë përtej gardhit mbrojtës dhe ka rënë nga 20 metra lartësi.

Vozitësi 53 vjeç i kamionit nga Hungaria ka vdekur në vend të ngjarjes nga lëndimet e marra, derisa vozitësi i veturës shpëtoi pa lëndime.

Dëmet materiale janë të mëdha, por për fat në kamion nuk ka pasur substanca të rrezikshme. Në këtë aksident është dëmtuar edhe një veturë.