Xherdan Shaqiri vizitohet nga Shefqet Krasniqi (Foto)

 

Futbollisti shqiptar që tashmë ka prekur majat evropiane, Xherdan Shaqiri, gjatë vizitës në Prishtinë, ka pritur në shtëpinë e tij hoxhën e mirënjohur Shefqet Krasniqin.

Hoxhë Krasniqi e ka e falënderoi futbollistin Xherdan Shaqirin për vizitën e tij, duke e përgëzuar për sukseset dhe njëkohësisht e sugjeroi atë që asnjëherë të mos harrojë traditën, kulturën, por edhe fenë e popullit që i përket.

Ruajta e këtyre vlerave sipas Krasniqit pavarësisht karrierës dhe sukseseve botërore, është jetike.
Në shenj falënderimi hoxhë Shefqet Krasniqi i ka dhuruar superyllit Xherdan Shaqirit disa libra.

Në këtë takim miqësor, ishte i pranishëm edhe këngëtari Gold Ag.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT