Xhemati i Zabelit ndërton shtëpi një nevojtari

Mësimet profetike si dhe libri i shenjët Kur’ani, këshillojnë se një besimtar mysliman duhet çdo herë të sillet mirë si dhe të bënë punë të mira, aq herë sa ka mundësi. Këto këshilla të arta janë të preferuar që të shtohen edhe më shumë gjatë muajit të shenjt të Ramazanit.

Gjatë këtij muaji është shtri edhe dora e ndihmës ndaj një familje e cila jetonte në kushte tmerrësisht të vështira. Është pikërisht hoxha i Xhamisë së Zabelit, i cili së bashku me xhematin kanë marrë një iniciativë për ndërtimin e një shtëpie për këtë familje.

Kjo familje jetonte në kushte tmerrësisht të vështira, falë vullnetit të mirë si dhe iniciatorëve për këtë vepër humane, edhe familja Dubovci nga Çikatova e Vjetër do të ketë mundësi që të pres festën e Fitër Bajramit në një shtëpi të re

Nga fotot më poshtë mund të shihni se në cfarë kushte të vështira ka jetuar kjo familje. /drenicapress/

Këto janë foto nga shtëpia e re, e cila pritet të përfundon së shpejti.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT