Xhemaili dhe Behrami rikthehen në Seria A?

    Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili, pjesë e kombëtares së Zvicrës, mund të jenë përsëri në një skuadër së bashku.

    Mediat italiane, më saktësisht ‘tuttomercatoëeb’, njofton se dyshja shqiptare po kërkohet me ngulm nga skuadra e Xhenoas.

    Xhenoa do të luajë në Europa League dhe synon të përforcohet me lojtarë cilësorë dhe me përvojë në garat europiane gjatë merkatos së verës.

    Xhemaili pritet të largohet nga Galatasaray dhe destinacion i tij është Serie A, ndërkohë mendohet, që edhe Behrami të veprojë kështu, pas një sezoni dëshpërues te Hamburgu.

    Të dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës, së bashku, mund t’i kushtojnë rreth 7 milionë euro Xhenoas./lajm/