Xheko zgjedh klubin italian

Sulmuesi boshnjak, Edin Xheko, nuk po gjenë hapsira te skuadra e Manchester City, pasi aty ka një konkurencë të madhe në sulm me Agueron, Bony, Silva dhe Navas.

Skuadra e Romës ka piketuar sulmuesin e Manchester City, Edin Xheko, për ta përforcuar skuadrën gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat apenine, Roma ka hequr dorë nga sulmuesi i Sevillas, Carlos Bacca, dhe po kërkon shërbimet e sulmuesit boshnjak.

Ky i fundit thuhet t’u ketë bërë të qartë drejtuesëve Sitizens dëshirën e tij për t’u transferuar te Roma. Ka mbetur vetë marrëveshja në mes të klubeve, kurse marrëveshja Xheko-Roma është afër realizimit./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT