Xhavit Drenori reagon sërish

Letër me shkas drejtuar Trajnerit, Shtabit Teknik dhe Lojtarëve të KF Feronikeli:
“Shumë i nderuar Trajner, Shtab Teknik dhe Lojtarë të KF Feronikeli, mora shkas nga shumë reagime nga Ju rreth gjithë asaj çka ndodhi dje në Gjilan.
Në fakt ajo që ndodhi, u pa nga të gjithë sportdashësit dhe nuk kam çka ti shtoj komentit që bëra dje, e ju kisha lutë që edhe Ju mos të manipuloheni nga Udhëheqësia e Klubit për pronocim më të pavërteta.
Reagimet e Juaja megjithatë në një kontekst tjetër, për mua dhe shumë sprotdashës të Komunës sonë e më gjëre janë shpresëdhënëse, mëqe bërthama e shendoshë e ekipës dhe shtabit teknik nuk po demoralizohet nga veprimet kriminale të ndonjë individi të Udhëheqësisë së Klubit, por po mbahet fort në esencë për të ruajtur qetësinë dhe moralin e klubit për bëtejën që ka hyrë, pra atë për titull.Ju me reagimet e Juaja (shpresojë të jenë të shëndosha), po na siguroni që “faqja e zezë” që na doli dje në Gjilan, më nuk do të përserietet dhe ekipa e cila për mendimin e shumë nga ne tashmë ka dëshmuar që është shumë e kompletuar, kompetitive dhe në gjendje me lojë të mirëfilltë futbolli të vazhdoj garën dhe fitoj titullin.Nga ky prizëm, djema, keni përkrahjen tonë deri në fund.
Mos u dëshproni por luftoni në fushë ashtu siç ditët ta bënit deri dje.E për ata që manipuluan djerësen e Juaj dhe ndjenjat sportive të sportdashësve të Drenasit dhe më gjëre, do fillojmë një debat qoftë zyrtar në Komunë, qoftë edhe me shoqërinë civile në Drenas dhe do ua tregojmë vendin.
Nuk mund të na japin një eptitet që më së paku ju takon qytetarëve besnik dhe bujarë të Komunës sonë me manipulim të ndeshjeve. Fundja, klubi është i qytetarëve e jo i individëve (KF Feronikeli është institucion publik i themeluar nga Kuvendi Komunal).Prandaj, për fund ju lus që mos të manipuloheni me deklarata të pa menduara mirë, por ata që ja qitën faqën e zezë sportit të Drenasit dhe Kosovës le të dalin në media për të mbuluar marifetin e tyre.Me përkulje respekti për rezultatet e Juaja të deri djeshme,Xhavit Drenori Anëtar i Kuvendit Komunal në Drenas.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT