Xhavit Drenori i kundërpërgjigjet Ministrit Agani

Pasi që do të bëjë kallëzim penal asamblisti i PDK-së Xhavit Drenori, kundër Ministrisw sw mjedisit dhe planifikimit hapësinor të drejtuar nga Ferid Agani. Në një prononcim për Klan Kosovën, Agani thotë janë 12 pika statike të analizave të tokës, ujit dhe ajrit në krejt Kosovën. Njëra ndër to edhe në Drenas, që rezulton se ndotja është konform standardeve por kjo nuk e bind Xhavit Drenorin. Ai gjeturat e ti do t’i deponoj në prokurori të martën.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i asamblisti të PDK-së Xhavit Drenori në faqen e ti në facbook, ndaj Ministrit Agani.
 Ja reagimi i plot i Xhavit Drenorit
 Në lajmet e mbrëmjes në Klan Kosova, sonte reagoi Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferid Agani rreth Kallzimit Penal që do i bëhet këtij Institucioni për shkak të shkeljeve ligjore në dëm të mjedisit në Komunën e Drenasit, pranë zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke thënë se Minsitria e ka monitoruar mjedisin në Komunën e Drenasit gjatë vitit 2014.
Të bashkangjitur po ju dergoj një fakt i cili e hedhë poshtë si të pa vërtetë këtë pohim të Ministrit në fjalë.
Siç edhe mund të shihni, Ajri në Komunën e Drenasit nuk është monitoruar fare për gjatë tërë vitit 2014, dhe po në të njëjtin vit (30.10.2014) kjo Ministri e kishte pajisur Kompaninë NewCo Ferronikeli me Leje Mjedisore të Integruar.
Për të gjeturat tjera shihemi neser në ora 12:00 në Drenas!
Xhavit Drenori
- Advertisement -

MË TË FUNDIT