Xhamitë e Prishtinës me kamera vëzhgimi (video)

Vendimi për vendosjen e kamerave të vëzhgimit, në objekte fetare të Bashkësisë Islame të Kosovës është marr nga Këshilli i Bashkësisë Islame dega në Prishtinë. Fillimit kamera janë vendos në 4 xhami, dhe vendosja e kamerave pritet të bëhet edhe në xhamitë tjera të kryeqytetit.
Ky vendim nga përfaqësuesit e BIK-ut po cilësohet si nevojë e kohës, në dobi të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, si dhe përparësi në identifikimin e atyre që tentoj te vjedhin brenda xhamive.
Nëse vendosja e kamerave do të ketë efekt në Prishtinë, sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi për Klan Kosovën është prononcuar se një vendim i tillë do të pasohet në krejt Kosovën.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT