Xhaka te Arsenal po diskutojnë për rrogën javore

 

Duket se largimi i Granit Xhakës nga Borussia e Monchengladbahut është punë e kryer. Pas tre sezoneve në klubin gjerman, Xhaka pritet të transferohet te Arsenali, që është i gatshëm të paguaj 30 milion euro klubit gjerman për asin shqiptaro-zviceran.

Sipas mediumeve angleze Xhaka po diskuton me klubin anglez pagën javore dhe palët kanë ngecur te 120 mijë funte në javë. Kjo nuk pritet të jetë problem për klubin angleze pasi në radhët e saj ka futbollist me paga shumë të larta e që janë larg nivelit të Granit Xhakës./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT