Xhaka i shkel syrin Fiorentinës

Paulo Soza sapo ka emëruar trajner i Fiorentinës. Kjo ka bërë që t’i hapet rruga lojtarëve të Bazelit që të transferohen në Serinë A. Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka janë përmenduar nga mediat se janë në listën e trajnerit portugez për t’i marrë në ekipin toskan. Mbrojtësi Xhaka ka folur përFirenzeviola.it ku është pyetur nëse dëshiron të bashkohet me të te Fiorentina.

“Kam një marrëdhënie të mirë me Paulon, cili është një trajner i zoti dhe kam mësuar shumë prej tij te Bazeli në sezonin që sapo ka përfunduar. Ai më ka dhënë shumë dhe gjithçka është e mundur. Të shohim se çdo të ndodhë” – ka thënë futbollisti i Kombëtares.

Merkato e verës është e gjatë dhe pritet që të ketë të tjera zhvillime rreth Taulant Xhakës dhe Shkëlzen Gashit, të cilët kanë patur një paraqitje të mirë me Bazelin dhe Kombëtaren./sport.al/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT