Xhaka flet për Bayernin

Mesfushori i Borussia Moenchengladbachut pranon se ndjehet mirë tek ekipi gjerman, qe po vazhdon me serinë e suksesshme. Granit Xhaka ka ofruar edhe një performansë të shkëqyeshme me ekipin e Borussia Moenchengladbachut, i cili shënoi fitore ndaj Hannoverit (2:0). “Kemi ofruar lojë të mirë sot pa asnjë dyshim. Ndjej vetbesimin që më ka ofruar trajneri. Kam qëllime të qarta dhe dua t’i arrijë ato. Nuk është se kam ndrshuar si person”, tha ai për RP. Lojën e ardhshme ekipi i tij e luan ndaj kampionit aktual, Bayern Munich. “E dimë se çfarë kalibri janë bavarezët. Na duhet një ditë perfekte, sikur në takimin e parë, pastaj mund të arrijmë diçka”, tha ai.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT