Xhaka e Abrashi transferohen në Serie A?

Paolo Tramezzani, ndihmësi i Gianni de Biasit, po mundohet t’i transferoj te Fiorentina Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin

Seria A mbetet një destinacioni i mundshëm për disa lojtarë të Kombëtares, për të cilët po bën një punë mjaft të mirë reklamuese edhe stafi teknik.

Ndihmës trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani, tashmë i angazhuar edhe në rolin e analistit te Domenica Sportiva në “Rai Due”, duke folur për Fiorentinën dhe trajnerin e Paulo Sousa, sugjeroi dy lojtarë shqiptare për trajnerin portugez, Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin.

Sipas ndihmësit të De Biasit të dy këta kuqezinj kanë profilin e futbollistit që mund të bëjnë shumë mirë në mesfushën e Fiorentinës. Në fakt Taulant Xhaka është një emër i njohur në ambientin vjollcë, pasi është përfolur për t’u transferuar në Firencë edhe verën e kaluar, shkruan Super Sport.

Sousa e i njeh mirë karateristikat e Xhakës për faktin se kanë punuar bashkë në radhët e Baselit. Sa i përket Abrashit, paraqitja e mesfushorit të Freibirgut në Francë 2016 ka qenë mbresëlënëse.

Ai ishte motori i pandalshëm në mesfushën e kuqezi në të tria ndeshjen, duke përshkuar kilometra pa fund. Lojtarë të tillë të fortë fizikisht, sipas Tramezzanit, mund të përshtaten më së miri në organikën e Fiorentinës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT