Xavi prezantohet te skuadra e re (Foto)

Legjenda e futbollit spanjoll, Xavi Hernandez, është prezantuar te skuadra e tij e re, Al-Sadd Sports Club.

Mesfushori që korri suksese të mëdha me Barcelonën në karrierën e tij, ndërsa në sezonin e fundit arriti të fitojë edhe tripletën, ka kaluar si transferë i lirë te skuadra nga Katari.

Siç shihet në fotot e prezantimit, Xavi edhe te skuadra e Al Sadd, do të mbaj numrin 6, numër që e mbante edhe te Barcelona./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT