Wimbledon nis me surprizë, eliminohet Wawrinka

Turneu legjendar i tenisit, Wimbledon nisi me një surprizë të madhe.

Stanislas Wawrinka i tha lamtumirën këtij ngjarje që në raundin e parë teksa u eliminua nga rusi Medvedev. Numri tre i renditjes botërore nuk ishte në ditën e tij më të mirë, diçka që u shfrytëzua mjaft mirë nga 21-vjeçari Medvedev që e fitoi ndeshjen 3-1 me sete 64; 3-6; 6-4;6-1.

Krejtësisht e kundërta ndodhi me Andy Murray dhe Rafael Nadal. Tenisti britanik, numri 1 i botës, fitoi me lehtësi në raundin e parë ndaj Alexander Bublik me rezultatin 3-0. Murray ishte dominues në këtë sfidë dhe i mbylli setet 6-1;6-4;6-2. E njëjta histori edhe për Rafael Nadal. Tenisti spanjoll eliminoi në raundin e parë australianin John Millman 3-0. Nadal u duk mjaft komod në këtë përballje setet e të cilit i mbylli me rezultatin 6-1;6-3; 6-2.

Në kampin e femrave, Venus Williams u kualifikua për në raundin e dytë të Wimbledonit pasi mundi belgen Elise Mertens me rezultatin 2-0. Mertens ishte më agresive në setin e parë, por ishte Williams që e fitoi atë me tiebreak 7-6. Seti i dytë u duk më i lehtë për amerikanen që e  mbylli 6-4, transmeton TCh.

Buzëqeshi edhe Petra Kvitova e cila u kaloi për në raundin tjetër të Wimbledonit pasi mundi Johanna Larsson 2-0 me sete 6-3;6-4. Për Kvitovën ky turne është eventi i tretë i viti që ajo merr pjesë pas sulmit me thikë që pësoi në muajin dhjetor me ceken që nuk shfaqi asnjë problem fizik gjatë lojës së saj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT