Revanshi mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz JR po afron.

Joshua dhe Ruiz do të përballen me njëri tjetrin në revanshin e tyre, më 7 dhjetor, në Arabinë Saudite.

Para këtij takimi, emra të mëdhenj të boksit po japin mendimet rreth asaj se cili mund të jetë epilogu final i këtij dueli.

Së fundmi, edhe Deontay Wilder ka dhënë mendimin e tij, duke besuar se Ruiz do të jetë përsëri fituesi.

“Unë vërtetë besoj se Andy do të futet aty dhe të bëjë atë përsëri” ka thënë Wilder për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“Nëse Ruiz ka mendësinë e njëjtë si në duelin e parë, ai do të fitojë. Unë kam dëshirë që ai të fitojë, pasi do të kishim mundësinë që të duelojmë dhe të unifikojmë titujt” ka shtuar tutje amerikani.

Joshua në anën tjetër po përgatitet maksimalisht për revanshin me Ruiz, për t’i prishur shpresat e Wilder dhe ëndrrat e meksikanit Ruiz. /Lajmi.net/