WhatsApp sfidon Zoom, thirrje video edhe nga kompjuteri

Kompania WhatsApp sfidon kompanitë Zoom dhe Skype duke realizuar telefonata dhe thirrje video të disponueshme edhe në versionin për kompjuterat, në një periudhë në të cilën ka pasur një bum thirrjesh për shkak të pandemisë Covid-19.

Funksioni është aktiv për biseda një ndaj një, por në të ardhmen do të shtrihet në grupe.

“Në vitin e fundit kemi parë një rritje të fortë të thirrjeve në WhatsApp, shpesh edhe për biseda të gjata. Në 31 dhjetorin e kaluar kemi regjistruar rekordin për numrin më të madh të thirrjeve të bëra në një ditë me 1,4 miliardë e thirrjeve zanore dhe video”, theksoi kompania.

”Meqenëse shumë njerëz janë ende larg të dashurve dhe shumë po përshtaten me mënyra të reja të punës në distancë, ne duam që bisedat në WhatsApp të jenë sa më efikase pa marrë parasysh se çfarë pajisje ka përdorur ose vendin ku je”, shpjegon kompania në një postim zyrtar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT