WhatsApp për ueb vjen me veçori të reja

Në fillim të këtij viti, WhatsApp prezantoi një version ueb të aplikacionit të saj për mesazhe. Ky version lejon përdoruesit e WhatsApp-it të bisedojnë me miqtë e tyre nëpërmjet uebit në rastet kur nuk e kanë telefonin me vete. Kompania ka shtuar së fundmi disa veçori të reja tek ky version për aplikacionin për mesazhe. Si fillim, përdoruesit kanë mundësi tani të ndryshojnë foton e profilit dhe statuset e tyre. Ata mund të fshijnë gjithashtu bisedat, t’i arkivojnë ato, t’i fshehin dhe të largohen nga një grup.

Këto përditësime janë shtuar automatikisht tek versioni ueb, kështu përdoruesit nuk do të kenë nevojë të shkarkojnë ndonjë gjë, raporton krokodili.al (siç ndodh me versionet për pajisjet mobile).

WhatsApp për ueb është akoma në dispozicion vetëm për pajisjet Android, BlackBerry, Windwos Phone dhe Symbian. Nuk dihet akoma se kur kjo veçori do të vijë edhe për pajisjet iOS.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT