Arsenali ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj Monacos dhe në ndeshjen kthyese ka një mision të vështirë për ta përmbysur rezultatin.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se skuadra e tij udhëton në Monaco për t’i përmirësuar gabimet e ndeshjes së parë.
“Kemi bërë gabime në ndeshjen e parë. Ajo çfarë dëshironi në jetë është shansi t’i përmirësoni gjërat. Ne kemi mundësinë ta bëjmë si duhet menjëherë dhe do të jemi të gatshëm të japim gjithçka për ta bërë”, ka thënë Wenger.
Trajneri francez ka nënvizauar se skuadra franceze është favorite, por që skuadra e tij ka dëshirë të madhe për të bërë diçka të veçantë.
Monaco-Arsenal luhet nesër prej orës 20-45. Ndeshjen e parë e ka fituar Monaco me rezultat 3-1.
- Advertisement -