Kur kanë mbetur edhe 8 xhiro deri në fund të sezonit, në Premier League kryeson Chelsea me 67 pikë, 6 pikë më shumë se City në vend të dytë dhe Arsenali në vend të tretë. Chelsea ka edhe një ndeshje më pak.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për titull kampioni.
“Matematikisht, nuk varet vetëm nga ne. Nëse gjithçka shkon pro neve, atëherë kur nuk do t’i dihet, por ne mund vetëm që të fokusohemi në performancat tona”, u shpreh Wenger.
Arsenali ka një detyrë të vështirë nesër pasi në “Emirates Stadium” e pret Liverpulin në derbin e xhiros së 3-të në Premier League./DrenicaPress/
- Advertisement -