Wenger ende shpreson në titull

 

Arsenali shënoi fitore të pastër 5-0 ndaj Aston Villës. Fitore kjo që rrit besimin te revolveristët për një sezon më të mirë në pjesën e dytë të sezonit.
Trajnerin e Arsenalit, Arsene wenger, më shumë e ka gëzuar fakti që skuadra e tij nuk ka pësuar gola.
“Pozitive ishte se nuk pësuam. E dimë që mund të shënojmë shumë gola. Duhet të tregoheshim vetëm të duruar. U mbrojtëm bashkë dhe sulmuam bashkë”, ka thënë francezi.
Wenger beson se skuadra e tij mund ta hap garën për titull kampioni në Premier League.
“Ne mundemi ende ta hapim garën tonë për titull”, tha trajneri i Arsenalit
Arsenali renditet në vendin e pestë me 42 pikë, 11 më pak se Chelsea që kryeson në Premier League./Drenicapress.info/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT