Walter Steinmeier arriti në Kosovë, takon presidenten Jahjaga (Foto)

Pas vizitës që ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank Walter – Steinmeier i bëri Beogradit, ai aktualisht po qëndron në Prishtinë.

Kryediplomati gjerman, së pari është pritur nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Pas bisedës me Jahjagën, Steinmeier do të takohet me të parin e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafën.

E pas Mustafës, radha do të vij edhe për homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

Ndryshe, Steinmeier gjatë vizitës në Beograd, ka bërë me dije se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfundoj me marrëveshje gjithpërfshirëse, ku të dyja palët do të obligohen që ligjërisht të implementojnë atë. /Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT