VV: “Pronto” edhe 30 ditë arrest-shtëpiak për Glauk Konjufcën

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjykata ia ka vazhduar edhe 30 ditë arrestin shtëpiak deputetit të këtij subjekti Glauk Konjufca.

“Sistemi i drejtësisë i kapur nga klani Pronto ia ka vazhduar deputetit Glauk Konjufca edhe 30 ditë paraburgimin”,thuhet në njoftimin nga Vetëvendosja.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës me të cilën edhe ishte ndërprerë mbledhja e Kryesisë, deputeti i Vetëvendosjes kishte thënë “.. E kryva shpejt”

Njoftimi i plotë nga VV:

“Pronto” shqiptoi padrejtësisht edhe 30 ditë arrest shtëpiak për Glauk Konjufcën

Sistemi i drejtësisë i kapur nga klani Pronto ia ka vazhduar deputetit Glauk Konjufca edhe 30 ditë arrestin shtëpiak. Ky pushtet që ishte duke e mbajtur padrejtësisht deputetin Konjufca ka vendosur ta bllokojë atë për t’ia ndalur hovin e kundërshtimit të “Prontos”. Arrestimi dhe mbajtja e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s në kohën e dëshmive dhe lulëzimit të krimit të organizuar të pushtetit, është frikë e pushtetit. Por, tashmë kjo nuk mund të krijojë kurrfare hutie.

Policia dhe prokuroria, çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë që t’i bindesh klanit “Pronto” është shkelje e rëndë dhe nuk mund të vazhdojë gjatë.

Mjegulla që duan ta krijojnë nuk po zë vend. Gjithçka është shumë e qartë. Ky demarkacion është i pambrojtshëm pasi gabimet e mëdha në këtë marrëveshje janë argumentuar nga shumë anë. Agresioni policor është shenjë që pushteti po bjen. Këto janë përpëlitjet e tij të fundit për ta ruajtur pushtetin kështu siç është. Brutaliteti i këtij pushteti do të përfundojë shumë shpejt sepse askush nuk do të jetojë me një shtet që krejt çka ofron janë taktikat policore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT