VV: Përndjekja e opozitës duhet të ndalet menjëherë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi si dhe që është vënë në kërkim të deputetëve Kurti dhe Haxhiu

Reagimi i Vetëvendosjes

Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj – Bujupi ndërsa ka rrethuar banesën e deputetëve Albin Kurti Dhe Albulena Haxhiut. Banesa e Albin Kurtit dhe ajo e Albulena Haxhiut janë bastisur nga policia e kosovës dhe aktualisht brenda po qëndrojnë disa policë.

Policia po i përgjigjet urdhrave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit të cilët janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me serbinë.

Deputetja Kadaj – Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë.

Ne nuk do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me serbinë, pavarësisht sa larg është i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të “Zajednicës”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT