VV: Mbi 20 mijë protestues

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë rreth 20 mijë protestues i janë bashkuar protestës së opozitës.

Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

Mbi 20 mijë protestues, pasi kaluan Gjykatën Kushtetuese dhe KEDS-in, ku realizuan dy aksione simbolike, tash janë nisur drejt ndërtesës së RTK-së.

Edhe atje do të mbahet një fjalim dhe do të realizohet një aksion simbolik.

Pas kësaj protestuesit do të shkojnë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku do të mbahen fjalime nga liderët e subjekteve të opozitës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT