VV e Drenasit: Pse Obiliqi dhe jo Drenasi?

 

Në seancën plenare e cila është zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës, është miratuar projektligji për zonën e rrezikuar të Obiliqit dhe rrethit të tij.

Miratimi i këtij prokjektligji e ka bërë të lumtur edhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

“Jashtëzakonisht i lumtur që Kuvendi miratoi sot Ligjin për Obiliqin, të cilin e kam shtyrë përpara me këmbëngulje. Qytetarët e zonës së rrezikuar atje kanë vuajtur shumë, për shkak të dëmeve nga eksploatimi i thëngjillit. Tash, atyre do t’u ofrohen shërbime shëndetësore shtesë, energji elektrike me kuotë të ulët dhe kompensim financiar për problemet që u shkaktohen”, është shprehur Veseli.

Por për kryetarin e VV-së në Drenas, Shemsi Elezi, një ligj i tillë është dashur shumë herët të miratohet edhe për Drenasin.

Në postimin e tij në Facebook, Elezi ka renditur një varg arsyesh dhe akuza për deputet që vijnë nga rajoni i Drenicës.

“Drenasi kusur xhepi i PDK-së. Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga PDK për dhjetë vite me 10 deputet nga Drenasi dhe Skënderaj nuk ishin në gjendje të marrin iniciativën për miratimin e ligjit i cili e shpall Drenasin zonë të mbrojtur nga ndotja e ajrit,ujit dhe tokës nga ndotësi më i rrezikshëm në ballkan Feronikeli.Kjo PDK që po tenton të marrë votën e qytetarit dhe këta deputet e ministra që ju sulën familjeve të varfëra në Drenas pas 4 dhjetorit nuk do ta qajn hallin e tyre.Këta deputet mjeran jetojnë në ambiente krejt të pastra duke shfrytëzuar pasurin e popullit në dëm të Drenicasëve”, ka shkruar Elezi./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT