Vushtrrri, vrasje në tentativë

 

Një rast ‘vrasje në tentativë’ është iniciuar dhe proceduar në orët e pasdites së djeshme. Rasti është raportuar në orën 18:30 të datës 16 prill 2015, ngjarje kjo e ndodhur në një zonë malore të fshatit Dumnicë të Vushtrrisë.
Informacioni për rastin ishte raportuar në stacionin policor në Vushtrri, ku fillimisht njëri nga personat e përfshirë në rast në cilësi të viktimës Sh. I. 38 vjeçar, kishte raportuar se dy persona tjerë të njohur për viktimën kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes fillimisht si prova materiale nga ana Krim-teknikës gjejnë dy gëzhoja të kalibrit të vogël, si dhe një pushkë gjuetie.
Duke pasur parasysh elementet përbërëse të veprës penale në vendin e ngjarjes, nën autorizimin e prokurorit, hetimet i kanë nisur hetuesit rajonalë nga Njësia e krimeve të rënda, ku në bazë të të dhënave të marra nga viktima është identifikuar edhe vendndodhja dhe është bërë arrestimi i dy të dyshuarve F. K. 23 vjeçar dhe B. K. 19 vjeç.
Nga hetimet e para të bëra, bazuar në deklaratat e siguruara nga viktima dhe dy të dyshuarit, dyshohet që veprës penale i kanë paraprirë probleme tjera të mëhershme në mes të personave të përfshirë në rast.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit përveç dy të dyshuarve masa e ndalimit për 48 orë i është caktuar edhe personit që fillimisht ishte paraqitur në cilësi të ankuesit.
Ndërsa, duke pasur parasysh rrethanat e rastit, provat e gjetura në vendngjarje dhe elementet e rastit, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë të hetohet si vepër penale ‘ vrasje në tentativë’.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT