Dukuria e vjedhjeve nga hajnat po vazhdon në Vushtrri, pothuajse nuk kalon java pa ndodhur ndonjë vjedhje nëpër shtëpi banimi.
Mbrëmë në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë ndodhur tri vjedhje.
Dëshmitarët që i kishin vërejtur hajnat tregojnë se në momentin kur i kanë dalluar që janë pranë shtëpisë, kanë gjuajtur me armë në ajër.
Pas largimit nga ajo shtëpi, hajnat kanë vazhduar aksionin e tyre duke thyer edhe dy shtëpi tjera. Banorët nuk kanë raportuar për vjedhje të mëdha përveç dëmeve materiale./VushtrriaCity.com/
- Advertisement -