Vushtrria në aksion për rrënimin e objekteve pa leje

Drejtoria për Inspektime e Komunës së Vushtrrisë ka filluar një aksion për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në qytetin e Vushtrrisë, me ç’rast sot është rrënuar një objekt në rrugën “Ismail Qemali”.

Drejtori i kësaj drejtorie, Gëzim Saraçi, në një prononcim për Veriu.info ka thënë se deri të ky aksion ka ardhur si rezultat i vendimeve të marra këtë javë nga drejtoria të cilën e udhëheq ai.

“Gjatë këtij viti kemi marrë tetë vendime për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimore. Ky është vendimi i parë që është ekzekutuar, ndërsa në javën e ardhshme do të vazhdohet edhe me ekzekutimin e vendimeve të tjera”, ka thënë drejtori Saraçi.

Ai ka bërë të ditur se objektet që do të rrënohen gjendet në qytet, por edhe në fshatra.

Saraçi ka porositur të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, të cilën planifikojnë ndërtimin e objekteve të ndryshme për të cilat kërkohet të kenë leje ndërtimore, që të pajisen paraprakisht me leje, sepse në të kundërtën objektet e tyre do të rrënohen.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT