Vushtrri: Therret me thikë 13 vjeçari, të dyshuarit i kërkuan para

Sonte rreth orës 21:00 në Vushtrri një 13 vjeçar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është ther me thikë nga dy persona të dyshuar. Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tregon se pas lëndimeve të marra viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

“Deri më tani bëhet e ditur se dy të dyshuar i kishin kërkuar 13 vjeçarit para, por pasi viktima nuk kishte para për t’u dhënë, dy të dyshuarit e kanë goditur me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime”, shpjegon Zahiti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT