Vushtrri, shitën shtëpinë 2.500 euro për të dalë azil, kur u kthyen mbeten pa kulmë mbi kokë

    Familja Halili në dimër kishte shitur shtëpinë e saj në Vushtrri për vetëm 2500 euro për të dalë azil. Pas rrugëtimit të gjatë dhe shpenzimeve të mëdha që ka bërë gjatë muajit shkurt, ata arrijnë të strehohen nga një familje në Oberndorf të Austrisë.
     Pas afro 12 javësh, pikërisht më 17 prill, policia austriake i kthen ata sërish në Kosovë. Për të blerë prapë shtëpinë e tyre, pronari i ri ua kërkon familjes Halili 7 mijë euro, njofton albinfo.ch.

    Edhe lulet e verdha i ka kapluar moti i nxehtë në Vushtrri.  Njerëzit po ashtu. Në një shtëpi të vogël të bardhë, e cila gjendet në një kodër në Vushtrri, nuk ka asnjë hije për rreth. Familja Halili duhet që ujin ta marrin nga fqinjët e tyre, sepse nuk kanë burim të tyre. “Ne në dimër nuk kishim më para për të blerë ushqim për fëmijë”, thotë Teuta Halili, e cila tregon edhe arsyet pse ajo dhe burri i saj vendosën të emigrojnë. “Shkolla e fëmijëve nga shtëpia jonë është 8 kilometra larg. Autobusi i fëmijëve kushton për fëmijë 10 euro në muaj. E këto para ne nuk i kemi”, shkruan të premten gazeta prestigjioze austriake “der standard”.

    Më 1 shkurt 2015 familja Halili së bashku më pesë fëmijët e tyre hipën në autobus dhe marrin rrugën për Evropë. Fëmija më i vogël është 3 vjeç e gjysmë, vajza e madhe, Ardita,  është 13 vjeçe.  Asaj shumë mirë i kujtohet rasti me Arigona Zogajn, por nuk e kishte fatin që ta përjetojë të njëjtën përkrahje sikurse edhe ajo. Sipas principit, kosovarët nuk pranohen si refugjatë në BE, me një fjalë më tepër ka Ardita se sa Arigona, që do të thotë se ata dëbohen dhe nuk kanë të drejtë të qëndrojnë, përcjell albinfo.ch.

    Këmbë përmes lumit

    Me autobus së pari ata shkojnë deri në Beograd dhe prej andej për në Suboticë. Nga Subotica i marrin kontrabanduesit, të cilët i dërgojnë për në Hungari.  Ata është dashur të ecnin këmbë përmes lumit, përderisa 1.200 euro iu ka kushtuar kalimi ilegal i kufirit. Uji shkonte deri të pulpi i këmbës. Ishte 30 gradë më i ftohtë sesa sot në Vushtri.

    Teuta Halili nuk e pëlqente Budapestin, apo më mirë nuk dëshironte një banesë në të cilën ishte strukur. Besim Halili kishte ende para. Ai e kishte shitur shtëpinë e tij me dy lisa në kopsht për 2500 euro, ndërsa 500 euro iu ka kushtuar taxi nga Budapesti deri në kufi të Austrisë. Aty familja Halili hipën në një tren në drejtim për në Vjenë, pastaj për në Linz dhe prej aty për në Kirchdorf.  Pas katër ditëve familjen Halili e strehon një familje në Oberndorf. Fëmijët shkonin në shkollë. Ardita ka mësuar: “Unë mund të flas pak gjermanisht”, thotë ajo në gjuhën gjermane. Vitin e kaluar erdhën në Austri  4 mijë – 5 mijë kosovarë.

    Kur pas 2 muajve e gjysmë policia austriake erdhi dhe mori familjen Halili, shokët dhe shoqet e Arditës mblodhën para. Por, dy ditë më vonë familja Halili u sollën me aeroplan nga Vjena për në Prishtinë. Më 17 prill, pas 11 javë e gjysmë, ata e shohin sërish shtëpinë e tyre në Vushtri. “Vjena është shumë e bukur. Nuk dëshiroj të vdes pa u kthyer edhe një herë atje”, thotë zonja Halili.

    Pse në fakt u kthyen? A nuk e dinin se ata nuk kishin shanse të fitonin të drejtën e azilit në Austri? “Ne donim që fëmijët tanë ta mësojnë çfarë do të thotë të respektohet ligji dhe po ashtu ne donim që ata të mund të shkojnë në shkollë”, thotë Besim Halili. Në Kosovë, në fakt, ka shumë që janë mbi ligjin.

    Dhe tash? “Shtëpia më kushton 7 mijë euro nëse unë dua sërish ta blej”, thotë zotëri Halili.  E gjithë kjo për shkak se pronari i ri në mungesë të familjes Halili ka shpenzuar para për renovim. Zotëri Halili tashmë nuk i ka 7 mijë euro. Por ai dëshiron që t’ ia mundësojë që ta kthejë shtëpinë duke e paguar me këste.

    Familja aktualisht mbështetet nga Bashkëpunimi  Austriak për zhvillim. Kjo familje merr 70 euro në muaj për ushqim.  Nëse ata do ta kishin një burim dhe një lopë, ndoshta do të kishin mundur të mbijetojnë sërish në këtë shtëpi të vogël në kodër të Vushtrrisë