Vushtrri, rrënohen objektet pa leje, qytetarët nuk pajtohen

  • Para disa ditëve Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Vushtrrisë ka filluar me disa rrënime të objekteve pa lejë në këtë qytet. Mirëpo kjo nuk po u pëlqen qytetarëve të Vushtrrisë.

    Ata kanë raportuar në KALLXO.com duke thënë së kjo Komunë nuk e ka guximin, madje as vullnetin të merret më rrënimin e mbindërtimeve në objekte të larta në Vushtrri.

    Gëzim Saraçi – drejtor i Inspektoratit tha së ekzistojnë vendimet për këto rrënime, mirëpo duhet edhe ndihma e drejtorive tjera të Komunës.

    “Në vitin 2014 i kemi 8 vendime për rrënimin e objekteve pa leje, prej tyre 4 janë ndërtime të larta dhe 4 janë ndërtime të ulëta. Vendimet për rrënimin e këtyre objekteve janë lëshuar në vitin 2014, por ekzekutimi i tyre ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së kompanisë për rrënime. Tash është kompania, por kontrata më të është lidhur në fundin e 2014-ës”, theksoi Saraçi.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku e pranoi së ka ndërtime pa leje për të cilat thotë se janë ndërtuar në mandatin e tij.

    “E dimë që ka ndërtime pa leje jo vetëm në Vushtrri por edhe në qytetet tjera të Kosovës. Fatkeqësisht janë bërë edhe në mandatin tim në periudhën kur s’kemi pasë kompani për rrënimin e objekteve pa leje. Por tash ky ligj që është dalë për legalizim, të shohim çka po ndodhë”, thotë Mulaku.

    Por drejtori i Inspektoratit thotë së ekzistojnë vendimet për rrënimin e mbindërtimeve pa leje për të cilat thotë se do të hiqen.

    “Unë e di kush janë pronarët e këtyre objekteve. Vendimet janë marrë, tash presim ekzekutimin, po presim edhe ndihmën e drejtorive tjera, sepse vendimet janë marrë dhe duhet të ekzekutohen”, shtoi Saraçi.

    Mbetet të shihet nëse ky pushtet komunal do t’i rrënojë mbindërtimet, të cilat u ndërtuan në kohën e po këtij pushteti. Nërkaq kallxo.com kaprovuar të marrë përgjigje nga pronarët e këtyre ndërtesave, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT