Vushtrri, rrënohen objektet e rrezikshme

 

Komuna e Vushtrrise ka filluar që të rrënojë objektet e vjetra dhe te pabanuara në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri, pasi që ato për një kohë të gjatë po paraqesin rrezik permanent për qytetarët dhe trafikun.
Gezim Saraçi, Drejtor i Drejtorisë për Inspektime, thotë se aksioni për rrënimin e këtyre objekteve ka filluar dje, pas ankesave të shumta të qytetarëve lidhur me rrezikun që po iu kanoset nga shembja e tyre, ngase këto shtëpi gjenden skaj rrugës, e cila është shumë e frekuentuar me qytetarë dhe trafik. Në të vërtet, këto shtëpi edhe para luftës së fundit kanë qenë pjesërisht ose thuaja fare pak të banuara, kurse tash e 16 vjet ato janë shkatërrue tërësisht. Ishte moti i keq i këtyre ditëve, i përcjellur me erëra të forta dhe stuhi shkak që shumë qytetare të ankoheshin në organet komunale për intervenim sa më të shpejt.
Organet kompetente të Komunës vazhdimisht kanë qenë të preokopuara me këtë problematike, të cilat me kohë kanë paralajmëruar pronarët që të ndërmarrin masa adekuate për sanimin e gjendjes.
Përkundër kësaj, pronaret e këtyre shtëpive nuk kanë reaguar dhe Drejtoria për Inspektime, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe bazuar në rregulloret komunale që parashohin rrezik për qytetarët ka filluar që të rrënojë këto objekte.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT