Vushtrri, kritikohet komuna për rritje të shenzimeve për dreka e darka

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, sot ka shqyrtuar informatën për të hyrat dhe shpenzimet 3 mujorit të parë të këtij viti.

Anëtarët e Kuvendit, Muharrem Shabani dhe Fatime Haziri kanë thënë se në këtë 3 mujor Komuna ka rritur shpenzimet për dreka e darka.

Derisa kryetari i Komunës Bajram Mulaku, u është përgjigjur se nuk ka rritje aspak të shpenzimeve për dreka, përkundrazi, por zërat buxhetor të shpenzimeve në buxhetin e Komunës për ushqime, dreka dhe darka i llogarisin të përbashkët edhe shpenzimet e ushqimit të Kopshtit publik të fëmijëve “Foleja”.

Edhe pse kishte pajtim të plotë të të gjitha subjekteve politike rreth ndarjes së bursave për studentë për vitin akademik 2015-2016, anëtari i Kuvendit Hysni Gërguri (LDK), ka thënë se është mirë që Komuna t’u ndaj bursa studentëve që marrin bursa universitare të drejtimeve të Fakultetit të mjekësisë, atij të ndërtimtarisë dhe matematikës, me qëllim që t’i stimulojë që të studiojnë në këto drejtime që cilësohen si drejtime më të vështira.

Ai ka thënë se Kuvendi ka miratuar rregulloren për bursat që ua ndalon që bursistët universitar të marrin bursa edhe nga Komuna, por që kërkoi që për këto tri fakultete të bëhen lëshime.

Pas miratimit të rregullores për menaxhimin e parkingjeve publike të Vushtrrisë në seancën e kaluar, në seancën e sotme Kuvendi ka marr vendimin për dhënien në shfrytëzim me kompensim, menaxhim të parkingjeve publike në qytetin e Vushtrrisë, pastaj informatën për sigurinë ushqimore, informatën 3 mujore lidhur me punën e Zyrës Ligjore, informatën 3 mujore lidhur me punën e Zyrës për komunikim me publikun, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve të Vushtrrisë.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT