Vushtrri, hajnat plaçkisin puntorët e AL Petrol duke shtënë me armë

    Një rast ‘grabitje’ është raportuar në orët para të ditës së sotme. Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:00 të datës 15 korrik 2015, në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri, fillimisht ishte raportuar për të shtëna ku Policia me urgjencë i është përgjigjur informacionit ndërsa nga vendi i ngjarjes dy personat në cilësi të viktimave informojnë se bëhej fjalë për ‘grabitje’.

    Sipas dy viktimave meshkuj ndërmjet moshave 42 dhe 29 vjeç, të cilët ndodheshin në vendin e punës në pompën e derivateve ‘Al Petroll’, brenda kishin hyrë dy persona të maskuar, ku nën kërcënimin e armës duke shtënë dy herë por jo në drejtim të viktimave nga viktimat kanë marrë një shumë të hollash prej 300 eurosh, e më pas kishin ikur në drejtim të panjohur për viktimën.

    Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes si prova materiale Polica ka gjetur dy gëzhoja të cilat dyshohet se të jetë shkrepur nga arma që kishin në posedim dy personat e dyshuar, gjersa gjurmët e predhave janë evidente brenda hapësirave të pompës së derivateve.

    Mbi bazën e informacioneve fillestare si dhe deklaratat e siguruara nga ana e viktimave të rastit njësitë policore dhe hetuesit rajonalë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet janë vënë në kërkim të personave të dyshuar, si dhe të mbledhjes së informacioneve në lidhshmëri me rastin e grabitjes. Hetuesit po vazhdojnë hetimet drejt zbardhjes së rastit të veprës penale ‘grabitje’.