Vushtrri, alivanosen pesë nxënës dyshohet për helmim

Pesë nxënës në Vushtrri janë alivanosur, me ç’rast janë dërguar për trajtim të menjëhershëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00 në Vushtrri është raportuar se pesë nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKMF në Vushtrri. Katër prej tyre janë dërguar me urgjencë në QKUK”, ka treguar Zahiti për Veriu.info.

Zahiti thotë se ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar alivanosjen e nxënësve, ndërsa policia është në vendngjarje.

“Veriu” mëson se gjendja e nxënësve është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, e që sipas burimeve nga QKMF-ja, alivanosja ka mundur të shkaktohet nga helmimi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT