Vullkani më i madh në botë

Një zbulim i jashtëzakonshëm u krye nga një grup kërkimor i koordinuar nga Hsin-Hua Huang të universitetit amerikan i Utah dhe që më pas u publikua në revistën Science.

Bëhet fjalë për një rezervuar magme në Yellowstone, supervullkani më i madh në botë.

Kjo “dhomë e fshehtë” është 11.2 herë më e madhe se Grand Canyon, është e vendosur në një thellësi mes 28 dhe 45 km, vëllimi i saj është 46 mijë kilometra katrorë dhe është 4.4 herë më e madhe sesa në dhoma më e cekët magmë tashmë e njohur.

“Zbulimi i dhomës së dytë magmatike, më e madhe se ajo e para, justifikon sasinë e madhe të dioksidit të karbonit emetuar nga Supervullkani, e cila është ekuivalente me 45 mijë tonelata në ditë”, shpjegon vullkanologu Salavotre Inguagguato i sektorit të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Volkanologjisë në Palermo.

Zbulimi shton se Supervullkani nuk përbën rrezikshmëri por përmirëson njohuritë e kësaj strukture, ku shpërthimi i tij i fundit daton 640 mijë vjet më parë, kur ai mbuloi me hi të gjithë Amerikën e Veriut.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT